Ambasadori Meidani falënderon zv.kryeministrin Izet Mexhiti: “Shqipëria nuk njeh kufij kur është fjala për shqiptarët”

1 Min. Leximi

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit të parë të Qeverisë, Izet Mexhiti, i cili theksoi se raporti i shtetit amë me shqiptarët duhet të jetë mbi partitë dhe grupacionet politike.

Në një koment publik, ambasadori Meidani ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë qëndrim të Mexhitit, duke nënvizuar se Shqipëria është pranë çdo shqiptari, pavarësisht kufijve.

- Advertisement -

“Faleminderit Izet! Shqipëria nuk njeh kufij kur është fjala për shqiptarët. Për mua është nder dhe përgjegjësi që këtë ta dëshmoj në detyrë. Bashkë mund të arrijmë shumë!”, shkruan ambasadori Meidani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull