Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka mirëpritur iniciativën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Szunyog iu ka bërë thirrje autoriteteve që të lejojnë grupet e qytetarëve që një gjë të tillë ta bëjnë edhe në Zubin Potok dhe Zveçan.
“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës, dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq”.
“U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan”, ka shkruar ambasadori i BE-së.
Ai tutje ka thënë se është e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Ndryshe, në dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë dhe Leposaviq, të mërkurën ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve.
Në këto dy komuna, si dhe në Zubin Potok afati për mbledhjen e nënshkrimeve është deri më 22 janar e në Zveçan afati i fundit është 27 janari.
Pleased to see that Kosovo Serbs use their democratic right provided by #Kosovo's legal framework & started the collection of signatures needed for the recall petitions on the mayors in Mitrovica North and in Leposavić/Leposaviq (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 18, 2024