Analisti politik Qenan Aliu ka reaguar pas debatit të krijuar rreth një deklarate të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, lidhur me rolin e Arben Taravarit në kuadër të koalicionit opozitar VLEN, transmeton ZYRTARE.net
Në një koment publik, Aliu sqaroi se deklarata e Kasamit është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe nën ndikimin e propagandës politike.
“Bilall Kasami nuk tha se Taravari është zero. Ai, si ekonomist që është, përdori një shembull numerik për të ilustruar idenë se VLEN është njësi matëse e vlerës në politikë. Njëshi ishte VLEN-i, ndërsa të tjerët – përfshirë Taravarin – ishin zerot që pasojnë njëshin dhe marrin kuptim vetëm në funksion të tij,” shkroi Aliu.
Ai theksoi se deklarata e Kasamit duhet parë në kontekstin e plotë të intervistës dhe jo të nxirret nga konteksti për qëllime propagandistike.
“Mbase retorika ‘live’ e një interviste mund të shkëputet aty ku do propaganda,” u shpreh ai./Zyrtare.net/