Ademaj: Naimi kishte refuzuar ta shihnim kufomën
Gjatë dëshmisë së tij vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi thotë se Naim Murseli dukej i qetë, gjë për të cilën Leonard Ademaj thotë se ishte surprizuar.
Ndër të tjera, ai thotë se Murseli kishte refuzuar ta shihnin kufomën. Fillimisht kishte thënë se nuk ju lejohej, pastaj kishte thënë se ka probleme me zemër.
“ Kur më tha se nuk bën më shku në mrog mendova se Naimi ka telefonuar në morg, por që pas ngjarjes kur kam shku në morg për me marrë dokumentacionin e motrës aty një punonjëse më tha se në mëngjes herët Naimi sëbashku me Kushtrimin kanë shku në morg dhe kanë insistu që me e marrë trupin e Liridonës”, rrëfën Leonard Ademaj.
Pas varrimit të Liridonës, Ademaj thotë se ka takuar fëmijët në Suedi, të cilët i treguan për natën kritike.
“Hajni e ka shti dorën edhe i’a ka bo mamit bam.” Kjo është deklarata e djalit të madh, thotë Leonard Ademaj.
Nga momenti që ne i kemi pasë fëmijët deri të nesërmen diku rreth orës 16:00 asnjëherë Naimi nuk ka pyetur pëe fëmijët dhe as nuk ka ardhur për t’i takuar”, shton ai, raporton rtv21
Leonard Ademaj nis dëshminë në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit
Leonard Ademaj , vëllai i të ndjerës, Liridona Ademajt po dëshmon në seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-tës.
Ai po rrëfen për natën kritike, raporton rtv21.
Filloi seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-tës.
Seanca filloi me një kërkesë nga mbrojtja e të akuzuarit Murselit, ku u kërkuan 2 minuta pauzë për konsultë. Kjo kërkesë u aprovua nga trupi gjykues, raporton rtv21
Pas konsultimit, në bankën e dëshmitarit është Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.
Kujtojmë se dy seanca paraprake janë anuluar sepse i akuzuari Murseli ka qenë në ekzaminim psikiatrik.
Sot vazhdon gjykimi për rastin e Liridona Ademajt
Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi. Njoftimi u dha dje.
“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim). Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Në raport theksohet: Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.