Tetovë-Gostivar, assesi të nisë autostrada, vijon procedura e shpronësimit

4 Min. Leximi

Shumë bujë e pak punë në terren po shihet një vit pas vendosjes së gurë themelit të Korridorit 8 dhe 10d. Makineritë e konzorciumi amerikano-turk “Bechtel&Enka” shihen pak nëpër disa pika të trasesë së re të autostradës.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Por, nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” thonë se punët përgatitore po bëhen në projektime. Ata kumtojnë se kanë përfunduar provat gjeo-mekanike, një inspektim i plotë i trasesë në të cilën do të ndërtohet rruga, së bashku me punimet e kryera gjeodezike. Zyra e posaçme për këtë projekt tha se janë arritur ujdi me të gjitha ndërmarrjet publike që kanë rrjetet dhe instalimet e tyre në atë zonë dhe është krijuar bashkëpunimi për të planifikuar dhe kryer të gjitha dislokimet e nevojshme.

“Shpronësimi i tokave kryhet sipas procedurave të parashikuara me ligjin e miratuar për konzorciumin ‘Bechtel&Enka’ për ndërtimin e segmenteve të autostradave të Korridoreve 8 dhe 10. Po punohet për ndryshimet e bëra në vendndodhjet e kampeve dhe bazave të kontraktorit në mënyrë që të shmanget marrja e tokës nga pronarët privatë. Është miratuar plani urbanistik për tërë trasenë e autostradës Tetovë-Gostivar dhe për rrugën lokale rajonale”, thanë nga Ndërmarrja publike Rrugët Shtetërore.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Puna në terren për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d duhet të fillojë me segmentin Tetovë-Gostivar 17.5 km, periudha e zbatimit 33 muaj; pastaj Gostivar-Bukojçan – 30.3 km, me 57 muaj periudhë të zbatimit; pastaj pritet segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë 21.7 km, me periudhë zbatimi 49 muaj; ndërsa as për Korridorin 10-D nuk dihet kur do të fillojë segmenti Prilep-Manastir 39.3 km dhe 57 muaj për periudhën e zbatimit. Përafërsisht për çdo kilometër autostradë do të kushtojë 15 milion euro.

“Themelet e mbikalimit janë vendosur dhe materialet e argjinaturës tashmë po grumbullohen në disa lokacione pranë trasesë për të qenë gati për instalim. Të gjitha aktivitetet tregojnë se fillimi i punimeve ndërtimore është shumë afër dhe se të gjitha punët përgatitore të kryera do të mundësojnë një ofensivë reale ndërtimore në kryerjen e autostradës Tetovë-Gostivar nga Korridori 8. Në bazë të Marrëveshjes së lidhur për ndërtimin e akseve rrugore Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Korridori 10-D: autostrada Prilep-Manastir deri më tani janë paguar mjete në vlerë prej 216 milionë euro”, theksuan nga Ndërmarrja publike Rrugët Shtetërore.

Përderisa në pikëpyetje është afati i nisjes edhe më i lëkundur mbetet 22 afati i përfundimit respektivisht Janari i vitit 2028. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D është paraparë të jetë 1.3 miliardë euro, pa përfshirë edhe shpronësimet e tokave ku do të kalojnë trasetë, që parashikohet të jetë edhe 300 milion euro tjera. 22 milionë euro shtesë do të merr Kompania IRD për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve. Dinamika e punimeve duhet të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete për 110 km autostradë, e cila deri atëherë parashikohet të dalë ndër më të shtrenjtat në rajon./Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull