Fronti Europia pasditen e sotme së bashku me kandidatët për deputet të zonës 1 dhe 2 kanë zhvilluar takim me banorët e komunës së Likovës dhe Kumanovës.
Elmi Aziri në fjalimin e tijë tha se Fronti Europian ka mbështetje të madhe në të gjithë vendin dhe kjo dëshmon se populli është përpara dhe shtoi se këtë bashim në Frontin Europian duhet ta bëjmë të përjetshëm.
Mbështetjen e kemi gjithë andej në të gjithë Maqedoninë e Veriut, dhe kjo dëshmon se populli është përpara, dhe ne të gjithë së bashku duhet të punojmë dhe këtë bashkim ta bëjmë të përjetshëm për t’i jetësuar interesat, synimet dhe objektivat e shqiptarëve, nënvizoi Aziri