Shkup, 28 prill – “Nëse VMRO-DPMNE-ja fiton forcë të madhe, do të përballemi me mbylljen e perspektivave të BE-së njëjtë sikurse me izolimin 11-vjecar” – tha lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë tubimit parazgjedhor në Gostivar.
Kovaçevski tha se LSDM-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Rikujtoni se kush menaxhonte shtetin e kush sundonte si mbret. Kush miratonte vendime të vështira por pozitive e të drejta për të ardhmen, e kush na vidhte të ardhmen për interesa personale. Kthimi i regjimit do t`i mbyll BE-perspektivat, mediat e lira, do t`i jep fund gjyqësorit të pavarur dhe shtetit demokratik ku sot secili mund të shprehet lirshëm”, tha Kovaçevski.
Nga Gostivari, Kovaçevski kishte një mesazh edhe për BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në. I paralajmëroi se me retorikën e rrezikshme rrezikojnë të nxisin tensione ndëretnike.
“Zjarrin që ditëve të fundit po e ndezin VMRO dhe BDI sipas reçetës së vjetër të vitit 2016 mund lehtësisht t`i ndez tensionet që I tejkaluam dhe I lam pas vetes. Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të këtilla. S`kemi shtet tjetër. Fëmijët tanë meritojnë të ardhme në vendet e tyre”, tha Kovaçevski.
Por. Kreu I VMRO-DPMNE-së vazhdon ta përdorë retorikën e njëjtë. Gati në çdo tubim akuzon dhe sulmon BDI-në, duke thënë se gjatë gjithë kohës LSDM-ja hesht.
Përjashtim nuk bëri as tubimi në Vinicë, ku kreut të opozitës maqedonase duket se I ka penguar tubimi i Frontit Evropian në sheshin e Shkupit.
“A është evropiane kur Ali Ahmeti në sheshin e Shkupit brohoriti UÇK, UÇK? A i ngjan kjo Frontit Evropian të BDI-së dhe LSDM-së? Ata po minojnë idenë evropiane, për shkak se populli i identifikon me Evropën, por funksionarët evropian turpërohen me personalitete sikurse Artani, Talati, Merko. Rrethi I parë kishte vetëm “karton të verdhë”, më 8 maj vjen “kartoni i kuq” për këtë pushtet”, tha Mickoski.
Fushata për zgjedhjet parlamentare hynë në gjysmën e dytë, kurse partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 majit kanë edhe 10 ditë kohë për të shpalosur platformat e tyre para qytetarëve.