Shkup, 25 prill – Në mbrëmjen e 24 prillit, teksa Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja përhapte triumfalizëm, provokonte para selisë së VLEN-it, për shkak të diferencës prej 37 mijë votash në favor të tyre, liderët e opozitës shpallën fitoren me narrativën se ata janë përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve, shkruan Zhurnal.mk.
Ata drejtpërsëdrejti theksuan se dallimi është rezultat i blerjes së votave të bashkësive më të vogla etnike dhe familjeve maqedonase të rrezikuara shoqërore. Ajo që tërheq vëmendjen është teza e Izet Mexhitit në postimin e tij në Facebook se gjithçka po shkon sipas planit dhe se VLEN po hyn në fazën tjetër të strategjisë për fitoren finale më 8 maj.
Duke pasur parasysh se Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe e di shumë mirë se si funksionojnë makineritë e tyre, ne u përpoqëm të hetojmë se çfarë parasheh plani strategjik i VLEN-it. Gjegjësisht, një javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, strategët e fushatës së Arben Taravarit thuhet se kanë vendosur të ndryshojnë taktikë.
Ndonëse kanë fshehur kontigjente votuesish që kanë shprehur vullnetin për të votuar Taravarin më 24 prill, vlerësimi është se nëse do të dilnin në pah në raundin e parë, do të binin pre e BDI-së, që do t’i bënte presion me instalimet dhe kërcënimet e tyre policore kundër familjeve të tyre për t’i votuar më 8 maj. Kështu ata zgjodhën taktikën e “syve të rremë”.
Për shkak se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja me vetëdije punoi kundër mundësisë që me mbështetjen e tyre Taravari të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosën të bëjnë “game change”. Për të mos vënë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet parlamentare, me vetëdije i dhanë krye BDI-së.
Sipas burimeve të larta në opozitën shqiptare, theksojnë për Zhurnal se kjo i jep atyre një avantazh në disa drejtime.
Së pari, ata nuk i rrezikuan votuesit dhe mbështetësit e tyre që kanë besim tek ata, së dyti, zbuluan se në cilat mjedise sociale BDI i dëboi votuesit me metoda jodemokratike, së treti i japin BDI-së një perceptim të rremë të brendshëm se ata kanë përparësi. Tani selia e VLEN-it e di saktësisht se ku duhet të veprojë, për të bërë një kthesë dhe për të tronditur BDI-në dhe partnerët e tyre të koalicionit më 8 maj.