Luka Donçiqi dhe Kyrie Irving e kanë drejtuar Dallas Mavericks drejt një fitoreje tjetër në NBA.
Mavericks shënuan fitore ndaj Sacramento Kings të shtunën pas mesnate me kohën tonë lokale, duke triumfuar me shifrat 107-103.
Ndonëse vendasit i nisën më mirë dy çerekët e parë 34-26, 26-25, teksa ai i treti u mbyll baras 22-22, ishte periudha e fundit e lojës që doli të jetë rruga e fitores për Dallasin pasi e mbyllën me shifrat 34-21, për rezultatin final 107-103.
Irving ishte lojtari më i dalluar në ndeshje me 30 pikë, tre kërcime dhe dy asistime, teksa u ndihmua nga Donçiqi me 26 pikë, nëntë kërcime dhe 12 asistime.
Dallasi pas fitores kalon në vendin e gjashtë në Konferencën Perëndimore, me 44 fitore dhe 29 humbje, teksa Sacramento renditet në pozitën e tetë me 42 fitore dhe 31 humbje.