Kombëtarja e Gjeorgjisë e siguroi biletën sot drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 duke e eliminuar Greqinë, ndërsa atje i bashkohen edhe Ukraina e Polonia.
Kombëtarja e Ukrainës e ka eliminuar atë të Islandës duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Golat për ukrainasit i shënuan Tsygankov (minuta e 54’) dhe Mudryk (minuta e 84’), ndërsa golin e nderit te Islanda e shënoi Albert Gudmundsson në minutën e 30’.
Ndërkaq, situatë ndryshe ishte në përballjen mes Uellsit e Polonisë, ku nuk kishte gol për 120 minuta lojë. Polonia më pas u tregua më e suksesshme në penallti, duke e mposhtur Uellsin 5:4.
Me fitoret e sotme, Ukraina e Polonia kualifikohen në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Rezultatet finale:
Gjeorgjia 0:0 Greqia (4:2 në penallti fiton Gjeorgjia)
Ukraina 2:1 Islanda
Uellsi 0:0 Polonia (5:4 në penallti fiton Polonia)