Vrasje para Remedikës në Shkup: Është therë me thikë një mjek

1 Min. Leximi

Një mjek amë është vrarë me thikë në afërsi të Poliklinikës Hekurana. Lajmi është njoftuar nga Prokuroria, por edhe është konfirmuar nga Ministria e Brendshme për mediat maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 21.03.2024 në ora 23:09 në SPB Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi, është gjetur e plagë me thirrë në trup në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në parkingun përballë ish-klinikës Hekurana. Sipas njoftimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.

- Advertisement -

Sulmi ndaj tij është kryer para spitalit privat Remedika.

Për momentin nuk dihet se kush qëndron pas vrasjes, por policia po punon për zbardhjen e rastit.

Trupi i të ndjerit është gjetur nga djali i tij.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhguese.

- Advertisement -

Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull