Bostoni i pandalshëm, Lejkers rikthehet te fitorja

1 Min. Leximi

Bostoni nuk ndalet në rrugëtimin e tij këtë sezon në NBA, duke fituar 119-94 ndaj Detroit. Triumf i lehtë për Seltiksat, ku u dallua Braun me 31 pikë, ndërkohë që tri lojtarë të tjerë realizuan mbi 20 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lejkersit, që mundi 136-105 Atlanta. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Rasell me 27 pikë e 10 asists si dhe LeBron Xhejms me 25 pikë.

- Advertisement -

Fitore të rëndësishme për zonën “play off” korri Filadelfia, që mundi 98-91 Majamin, sfidë ku diferencën e bëri Maksej, autor i 30 pikëve e 10 asist. Fitore në sekondat e fundit për Çikagon, që mundi 110-107 Portlandin, falë 28 pikëve të DeRozan.

Zhgënjen skuadra e Golden Stejtit, që i mund 119-112 në fushën e saj nga Nju Jorku. Për miqtë u dallua Brunson me 34 pikë. Minnesota i bashkohet ekipeve të kreut në Perëndim pas fitores 114-104 ndaj Juta Xhazit (Eduards 32 pikë).

NBA-Rezultatet

Indiana – Klivlend, 103-108

- Advertisement -

Bostoni – Detroiti, 119-94

Filadelfia – Majami, 98-91

Çikago – Portland, 110-107

Juta Xhaz – Minesota, 104-114

Golden Stejt – Nju Jork, 112-119

Sakramento – Memfis, 121-111

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull