Guardiola: U bë traditë përballja me Realin, tre vjet radhazi me mbretërit e ligës

1 Min. Leximi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar pasi skuadrës së tij i ra me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Guardiola thotë se përballjet me Real Madridin janë bërë traditë, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Duket pak traditë, tre vjet radhazi të luajmë me mbretërit e kompeticionit!”, u shpreh Guardiola.

“Shpresojmë që të arrijmë në një moment të mirë. Ndeshja e kthimit në shtëpi, është ajo që është…”.

Përndryshe, këto dy skuadra përballen për herë të tretë radhazi në fazën e eliminimit, me dy ekipet që kanë avancuar nga njëherë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull