Në NBA luajnë basketbollistët më të mirë të botës, por janë numrat që bëjnë diferencën dhe tregojnë ata që janë më lart se të tjerët. Një vend mes tyre ka fituar edhe Entoni Devis. Qëndra e Los Anxheles Lejkërs, që ktheu në mëndjen e tifozëve të basketbollit amerikan, Shak O’Nill të kohëve të arta.
Për Devis 27 pikë, 25 topa të kapur në tabelë, 7 rikuperime dhe 5 asist, një një sfidë spektakolare personale dhe të skuadrës kaliforniane. Kjo e fundit triumfoi 120-109 kundër Minesota dhe numrat që treguam më parë të Entoni Devis bënë diferencën. Në një mbrëmje të mirë edhe LeBron Xhejms. Ylli Lejkërs i shtoi 29 pikë suksesit të vendasve që afrohen me zonën e play-of në Konferencën e Perëndimit. Nga ana tjetër, humbja detyron Minesota të largohet akoma më shumë nga kreu i renditjes.
Vendi i parë bëhet pronë e Oklahoma, që me lehtësi kaloi në shtrëpinë e saj Memfis me 31 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 124-93.
Xhilxhous Aleksander ishte edhe një herë lider, duke shënuar 23 pikë, megjithëse në periodën e katërt qëndroi në pankinë. Me këtë fitore, Oklaohoma forcon pozitat në krye të Perëndimit, duke u shkëputur nga kampionët në fuqi të Denver.
Në mbrëmjen e fundit të NBA, te fitorja është kthyer edhe Miluoki. Baks mundi në transfertë Los Anxheles Klippers.
Ashtu si skuadra e tij, Janis Atentokoumpo u kthye në formën më të mirë, duke mbyllur ndeshjen me 34 pikë, 10 asist dhe 7 topa të kapur në tabelë. Në të njëjtin nivel edhe Damien Lilard, gjithashtu me 2 shifra dopjo 35 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në basketbollin amerikan fitore të rëndësishme siguruan Filadelfia, Bruklin dhe Indiana.