Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se zyrtarisht vetëm Greqia nuk i pranon pasaportat me emrin e vjetër, ndërsa vende tjera, tha ai, kanë mirëkuptim për qytetarët e Maqedonisë.
“Ju me pasaportë të vjetër nuk mund të dilni nga Maqedonia, sepse për shkak se një neni nga ligji për dokumente personale, e cila thotë se përfshirë me datën 12.02.2024, pasaportat nuk vlejnë”, tha ministri Toshkovski.
Ministri tha se ambasadorja e Kroacisë ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem për të hyrë në Kroacinë me pasaportën me emrin e vjetër të shtetit.
“Ambasadori i Austrisë më tha të njëjtën, më tha se kanë mirëkuptim për ju… për këto shtete të cilat i përmenda nuk kam dëgjuar të ketë problem. E di se ka problem zyrtarisht me Bosnjën dhe me Malin e Zi në lidhje me pasaportat e vjetër”, tha ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski tha se me mos ndryshimin e Ligjit për dokumentet personale shkelen të drejtat themelore të njerëzve, ndërsa nuk shkelet Marrëveshja e Prespës.