Banka Botërore: Kosova ka arritur gati 100 pikë nga raporti Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024

2 Min. Leximi

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar 91.9 nga 100 pikët e mundshme në raportin Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024 (WBL2024), që është një indeks që mbulon 190 ekonomi dhe që është i strukturuar rreth ciklit jetësor të një gruaje që punon.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kosova ka marrë pikët maksimale sa u takon kufizimeve në lirinë e lëvizjes, ligjeve që ndikojnë në vendimet e grave për të punuar, ligjeve që ndikojnë në pagesën e grave, kufizimeve që lidhen me martesën, kufizimeve për gratë për të nisur dhe udhëhequr një biznes, dhe dallimeve gjinore në pronësi dhe trashëgimi.

- Advertisement -

“Mirëpo kur bëhet fjalë për ligjet që ndikojnë punën e grave pas lindjes së fëmijëve dhe ligjet që ndikojnë në lartësinë e pensionit të një gruaje, Kosova mund të konsiderojë ndërmarrjen e reformave për të përmirësuar barazinë ligjore për gratë”.

“Për shembull, një nga rezultatet më të ulëta për Kosovën është tek treguesi i matjes së ligjeve që ndikojnë në punën e grave pasi kanë pasur fëmijë (Treguesi i Prindërimit ËBL2024). Për të përmirësuar treguesin e Prindërimit, Kosova mund të shqyrtojë të rregulloj që qeveria të administrojë 100% të përfitimeve të pushimit të lehonisë dhe të mundësojë lejen prindërore me pagesë”, thuhet në njoftim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull