Takimi i Kryeministrit Xhaferi me Presidentin Zelenski në Tiranë: Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikoloski.
Kryeministri Xhaferi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe vendosmërinë dhe përcaktimin e fuqishëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Me ç’rast, theksoi se në bazë bilaterale, por edhe në kuadër të NATO-s, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe me bashkëngjitjen ndaj Deklaratës së vendeve të G7-tës për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit ushtarak rus, manifeston vazhdimësi në pozicionin e saj dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Kryeministri Xhaferi theksoi se ndjen një përgjegjësi dhe obligim të veçantë, personale, pas pranimit të Urdhrit të Princit “Jarosllav i Urti” nga Kryetari i Verhovna Radë-s së Ukrainës, Ruslan Stefançuk në vitin 2022, të vazhdojë të japë në mënyrë aktive një kontribut personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Presidenti Zelenski shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të gjithanshme, në radhë të parë politike dhe ushtarake të vendit, si dhe për pritjen e refugjatëve ukrainas. Ai potencoi se Ukraina posaçërisht e vlerëson atë që Maqedonia e Veriut iu bashkua Deklaratës së Buçës për të kërkuar përgjegjësi për krimet më të rënda të luftës të kryera në territorin e Ukrainës.
Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Zelenski pas takimit nënshkruan “Deklaratën e Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës”