Halil Snopçe nga ASh-ja ka kritikuar Kreshnik Bekteshi për mosdefinimin e kandidatëve për lista zgjedhore.
Duke shkuar më tej, Snopçe thotë se për herë të parë opozita do t’i fitojë zgjedhjet në Maqedoni dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë.
“Hera e parë opozita shqiptare do të fitojë në zgjedhje në Maqedoni. BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ne do t’ia bëjmë këtë shërbim BDI-së, sepse një parti poltike nuk mund të jetë parti e mirëfilltë nëse asnjëherë se ka provuar opozitën. BDI-ja do të shkojë në opozitë 4 vjet. Si opozitë do të fuqizohet, të filtrohet, të pastrohet dhe pastaj do të ballafaqohet në zgjedhjet e vitit 2028”, tha Snopçe.