Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti”, shkruan Kasami.

Sipas tij, Kurti u njoftua për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal.

Kasami bën të ditur se u bisedua edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.

“Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, shkruan Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull