Ejup Ademi zgjidhet kryetar i ri i Klubit të Mundjes “Liria”

1 Min. Leximi

Ejup Ademi është zgjedhur kryetar i ri i Klubit të Mundjes “Liria”, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur sot. Ai do ta drejtojë klubin gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Në kuadër të kuvendit u zgjodh edhe përbërja e re e Kryesisë, ku bëjnë pjesë Prof. Dr. Sedat Baftiu, Rufat Ismaili, Mustafa Ademi dhe Riad Rexhepi.

Kryesisë së re i mbetet detyra që përmes angazhimit dhe punës së përbashkët ta rikthejë “Lirinë” në ditët e saj më të lavdishme, duke ruajtur traditën dhe historinë e pasur të këtij klubi të njohur të mundjes.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull