Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare, e organizuar në kuadër të manifestimit shkencor-kulturor “Ditët e Alfabetit 2026”. Organizator i manifestimit është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Në konferencë, Jusufi mbajti edhe fjalë përshëndetëse. Ai e cilësoi manifestimin si të veçantë, sepse na rikthen te Kongresi i Manastirit i vitit 1908, ku u hodhën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe.
Dita e konferencës iu kushtua temës “Shkolla shqipe në mërgatë”. Jusufi theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe të përcjelljes së gjuhës shqipe te gjeneratat e reja që jetojnë larg atdheut.
“Alfabeti ynë është simbol i dijes, bashkimit dhe identitetit kombëtar”, shkroi Jusufi në statusin e tij, duke uruar Ditën e Alfabetit.

