Reformat në sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i lirisë së medias do të jenë prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së re të Serbisë, ndërsa në një fazë të mëvonshme Beogradi do të duhet të rikthehet edhe te dialogu me Kosovën dhe të dëshmojë qasje konstruktive, ka paralajmëruar Frederic Wesslau, bashkëpunëtor i lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ECFR.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Wesslau ka thënë se fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi përbën një moment historik dhe një mundësi për ndryshimin e kursit të vendit, pas 14 vjetësh të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Megjithatë, ai ka theksuar se sfida e vërtetë për shumicën e re nuk është vetëm marrja e pushtetit, por përmbushja e premtimeve dhe zbatimi i reformave që pret shoqëria serbe.

