Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Butelit dhe kryetar i degës së kësaj partie, Fatmir Ismaili, ka reaguar ndaj, siç i quan ai, sulmeve të fundit ndaj ASH-së dhe ndaj tij personalisht.
Ismaili thotë se këto sulme nuk janë të rastësishme dhe pretendon se Aleanca për Shqiptarët ka rol përcaktues në rezultatet zgjedhore në Butel.
“Ndoshta pse determinues i fitores në Butel është ASH, ku në ciklet e fundit fitorja është aty ku ASH është”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj kauzës politike dhe se do të vazhdojë të japë kontribut në përkrahje të këshilltarëve shqiptarë.
Ismaili u është përgjigjur edhe kritikëve, duke i ftuar që të njihen drejtpërdrejt me punën e tij.
“Lojërat të tilla janë të ulëta dhe nuk dëmtojnë dot imazhin tim që e kam ndërtuar ndër vite. E ju ‘patriota’, në qoftë se keni dilema, ju ftoj të vini edhe t’ju informoj drejtpërdrejt me punën time”, ka deklaruar ai.
Në fund të statusit, Ismaili ka shtuar edhe një mesazh me tone paralajmëruese: “90% e di kush je, mbaju fortë…”

