Eljesa Neziri nga VLEN: Në institucionin që drejtoj, përfaqësimi i shqiptarëve është 57%

1 Min. Leximi

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, ka bërë të ditur se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionin që ai drejton arrin në 57 për qind.

Përmes një reagimi publik, Neziri u është përgjigjur kritikave dhe akuzave të përditshme, duke theksuar se përfaqësimi në institucionin që drejton dëshmohet me shifra.

“Për të gjithë ata që çdo ditë bëjnë patriotizëm me fjalë dhe shpifje: në institucionin që unë udhëheq, përfaqësimi i shqiptarëve është 57%!”, ka shkruar Neziri.

Ai ka theksuar se në punësime nuk bën dallime etnike, por vlerëson profesionalizmin dhe meritën, ndërsa ka shtuar se patriotizmi duhet të dëshmohet përmes veprave dhe jo vetëm deklaratave.

“Patriotizmi nuk matet me zhurmë e me parulla, por me vepra dhe me rezultate. E rezultatet flasin vetë!”, ka përfunduar Neziri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull