Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në takimin llogaridhënës të kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ku u prezantuan projektet e realizuara dhe angazhimet për periudhën e ardhshme.
Mexhiti theksoi rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë para qytetarëve, duke veçuar investimet në rrugë, ujësjellësin në Mogorçë, infrastrukturën sportive dhe ndriçimin publik.

Ai veçoi edhe parkingun e ri me 250 vende, investim i Komunës së Dibrës në vlerë prej rreth 350 mijë eurosh, i cili tashmë është vënë në funksion.
Mexhiti siguroi se mbështetja e VLEN-it për kryetarin Fisnik Mela do të vazhdojë përmes bashkëpunimit institucional dhe realizimit të projekteve në shërbim të qytetarëve të Dibrës.

