Mustafa Ademi godet Arbër Ademin: Me balancuesin tuaj, Danielli u punësua si shqiptar në TVM

1 Min. Leximi

Kryeredaktori i sportit në TVM 2, Mustafa Ademi, ka reaguar ndaj sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi, i cili sonte është mysafir në emisionin “Verdict”, të gazetarit Artan Nuhiu, në TVM 2.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mustafa Ademi ka ironizuar deklaratat e Arbër Ademit për balancuesin, duke rikujtuar një rast nga viti 2022.

“Balancuesin nuk e di bash çka o kanë, veç du mi thanë këtij që po flet në emision në TVM 2 se vendimet e fundit kur janë dhënë te na në TVM, në vitin 2022, Danielli (maqedon) e ka pas marrë vendimin si shqiptarë”, ka shkruar Mustafa Ademi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull