Arkin Jahiji pas fitores: Vetëm bashkë mund të jemi më të fortë

1 Min. Leximi

Arkin Jahiji pas fitores së arritur në zgjedhjet lokale, ka falënderuar banorët por edhe mërgatën për besimin e dhënë në këto zgjedhje.
Ai tha se ata do të jenë gjithmonë pranë banorëve të Bërvenicës.
“Do të jemi zëri juaj në vendin tuaj. Një falënderim i veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët, të gjithë banorëve të komunës së Bërvenicës pa dallim feje, kombi, partie e çfarë do qoftë tjetër”, tha Jahiji duke shtuar se sot ata kanë dalë faqebardhë.
Jahiji tha se vetëm bashkë mund të jemi më të fortë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull