Rreth 700 mërgimtarë kthehen në Bërvenicë për të votuar në raundin e dytë, në mbështetje të Arkin Jahijit

1 Min. Leximi

Rreth 700 mërgimtarë kanë mbërritur në Bërvenicë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahet nesër, më 1 nëntor. Sipas informatave jozyrtare, ata kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe diasporës për të marrë pjesë në votim, në mbështetje të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji.

Në raundin e dytë, Jahiji do të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski. Gara mes dy kandidatëve vjen pas rezultateve të raundit të parë, ku Radiçevski doli i pari, ndërsa Jahiji u rendit i dyti.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në raundin e parë të mbajtur më 18 tetor, Radiçevski fitoi 2.945 vota (38,89%), ndërsa Arkin Jahiji mori 2.152 vota (28,42%).

Në vendin e tretë u rendit Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota (20,19%), ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota (9,34%).

Raundi i dytë do të përcaktojë se kush do të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull