Mexhiti: Jemi pro votimit të diasporës dhe Listave të hapura, tri njësi zgjedhore më të favorshm

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur mbështetjen për votimin e diasporës dhe Listat e hapura, duke komentuar ndryshimet e mundshme në Kodin zgjedhor.

Duke folur në emisionin “Debat në Shenja”, Mexhiti tha se modeli me tri njësi zgjedhore, sipas vlerësimit të tij, do të ishte më i favorshëm për votat shqiptare. Megjithatë, ai theksoi se VLEN-i është i gatshëm të shqyrtojë edhe zgjidhje kompromisi gjatë procesit të ndryshimeve zgjedhore.

“Ne jemi pro votimit të diasporës. Ka shumë analiza dhe prej kohësh flitet për Kodin zgjedhor”, deklaroi Mexhiti.

Duke folur për modelet e mundshme zgjedhore, Mexhiti përmendi propozimet për një, tri apo tetë njësi zgjedhore, duke vlerësuar se modeli me tri njësi do të ishte më i përshtatshëm për përfaqësimin e votave shqiptare.

Sipas tij, ky model do të përfshinte një njësi zgjedhore në Shkup, një në Maqedoninë Perëndimore dhe një në Maqedoninë Lindore.

Megjithatë, Mexhiti theksoi se VLEN-i mbetet i hapur për kompromise, veçanërisht nëse diskutohet mundësia e kalimit në një njësi të vetme zgjedhore.

“Kur flasim për një njësi zgjedhore, duhet t’i shohim edhe detajet, si çështja e censit dhe e pragut. Ne jemi edhe për lista të hapura”, deklaroi Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull