Gashi në Romë: Parlamentet kanë rol kyç në përballimin e krizave ndërkombëtare

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, ku ka folur për rolin e parlamenteve në forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Në sesionin me temën “Riforcimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, Gashi theksoi se parlamentet kanë rol thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe mbikëqyrjen e zbatimit të angazhimeve ndërkombëtare.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare për ndërtimin e besimit, forcimin e partneriteteve dhe ruajtjen e dialogut edhe në kohë krizash.

“Për rajonin tonë, bashkëpunimi i ngushtë, besimi i ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve janë jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull