Miletina mobilizohet një natë para tubimit përmbyllës të Jakup Huseinit

1 Min. Leximi

Aktivistët e VLEN-it në Miletinë kanë shprehur gatishmërinë për tubimin përmbyllës të fushatës së Jakup Huseinit, që do të mbahet një natë para zgjedhjeve në Bërvenicë.

Me entuziazëm dhe mobilizim, aktivistët kanë realizuar një fotografi së bashku me shefin e shtabit qendror të VLEN-it, deputetin Adnan Azizi, duke përcjellë mesazhin e përgatitjeve për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës.

“Miletina është gati për tubimin përmbyllës, me entuziazëm, mobilizim dhe pjesëmarrje masive, për fitoren bindëse të Jakup Huseinit!”, thuhet në mesazhin e aktivistëve të VLEN-it nga Miletina.

Tubimi përmbyllës do të shënojë përfundimin e fushatës zgjedhore për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ku Jakup Huseini garon me mbështetjen e VLEN-it.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull