Në katër lokacione të Tetovës janë vendosur semaforë me sinjalizim zanor, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe pavarësisë së personave të verbër gjatë kalimit të rrugës. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Verbër, promovoi semaforët e rinj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Kasami bëri të ditur se, krahas semaforëve të rinj, janë ulur edhe trotuaret për personat me nevoja të veçanta, për të lehtësuar lëvizjen e tyre të pavarur.
“Në 4 lokacione të Tetovës janë vendosur semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Verbër, promovuam semaforët e rinj, të cilët mundësojnë kalim më të sigurt dhe më të pavarur të rrugës.
Gjithashtu, kemi ulur trotuaret për personat me nevoja të veçanta, duke lehtësuar qarkullimin e tyre të lirë dhe të pavarur.
Vazhdojmë të ndërtojmë një Tetovë pa barriera, me mundësi të barabarta dhe siguri për të gjithë qytetarët!”, ka shkruar Kasami.
Kasami: Në katër lokacione të Tetovës vendosen semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër

Ndani këtë artikull
