Alena Bajrami nga Shkupi në podiumin botëror – e treta në botë në Taekwon-Do

1 Min. Leximi

Sportistja me prejardhje nga Shkupi, Alena Bajrami, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë dhe vendin e tretë në botë në Taekwon-Do ITF World Cup 2026.

Bajrami, e cila jeton dhe stërvitet në Zvicër, u përball me garuese nga vende të ndryshme të botës dhe arriti të ngjitet në podiumin e një prej garave të rëndësishme të Taekwon-Do-së.

Ky rezultat përbën një arritje të madhe sportive për Alena Bajramin, ndërsa suksesi i saj është edhe një moment krenarie për vendlindjen e saj, Shkupin.

Nga Shkupi drejt podiumit botëror – Alena Bajrami dëshmon se talenti dhe puna e palodhshme nuk njohin kufij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull