Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bogovinës, Arkin Jahiji, ka hapur shtabin zgjedhor në fshatin Miletinë, ku ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e komunës, transmeton ZYRTARE.net
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jahiji ka thënë se Miletina është një vend ku ndihet gjithmonë si në shtëpi, ndërsa ka shprehur angazhimin për një komunë ku të rinjtë të kenë perspektivë dhe familjet të përjetojnë përmirësim në jetën e përditshme.
“Hapja e shtabit në Miletinë ishte një tjetër dëshmi e vullnetit për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: një komunë ku të rinjtë shohin perspektivë dhe ku familjet e ndiejnë përmirësimin në jetën e përditshme”, ka shkruar Jahiji.
Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me respekt, përgjegjësi dhe besim të ndërsjellë, duke theksuar se mbështetja e banorëve i jep forcë për të bërë më shumë./ZYRTARE.net/

