741,446 turistë vizituan Maqedoninë në 7 muajt e parë të vitit

1 Min. Leximi

shtatë muajt e parë të vitit 2026, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit – 27 Shtatori.

Nga Ministria theksojnë se është shënuar rritje e numrit të turistëve të huaj. Ndër vizitorët më të shumtë nga jashtë janë turistët nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.

Ministria thotë se zhvillimi i turizmit do të fokusohet në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimin e shërbimeve dhe përdorimin e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Turizmit është: “Agjenda digjitale dhe inteligjenca artificiale për ridizajnimin e turizmit”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull