Zendeli për rastin e Grubit: Nuk është poenta për ta dënu Artan Grubin por për ta mbrojtur Vllado Vukoviçin

2 Min. Leximi

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat” në Shenja, ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit për pafajësinë e Artan Grubit, duke thënë se ky qëndrim, sipas saj, është në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë. Zendeli tha se vendimet e Qeverisë janë kolektive dhe se materialet kalojnë nëpër disa filtra dhe marrin pëlqime institucionale, përfshirë edhe Ministrinë e Financave.

“Faji i vetëm i Artan Grubit është se është gjetur në këtë situatë, pasi ka udhëhequr me seancën qeveritare”, deklaroi Zendeli, duke shtuar se shpreson që në këtë rast “nuk do të ketë lëndë”.

Ajo theksoi gjithashtu se kallëzimi penal ishte bërë për një vepër më të rëndë, ndërsa akuza është ngritur për një vepër më të lehtë.

Duke folur për akuzën, Zendeli ngriti pretendime lidhur me të drejtën për organizimin e lojërave të fatit dhe përmendi kompaninë “Kazino Austria” dhe Vllado Vukoviçin. Sipas saj, “nuk është poenta që të akuzohet Artani, sa është të mbrohet Vukoviçi”, duke e paraqitur këtë si një çështje që, sipas saj, qëndron në sfondin e rastit.

“Konsideroj se këtu një çështje që duhet të dihet është se akuza qëndron se shteti nuk paska pasur të drejtë të organizojë vetë lojëra të fatit, sepse atë të drejtë ia ka dhënë në vitin 2013, Kazino Austria, që është në pronë dominante të Vllado Vukoviçit dhe kjo kjo kazino e ka vetëm emrin e tillë, për të krijuar mjegullnajë pasi është nga Republika Sërpska. Pra nuk është poenta që të akuzohet Artani, sa është të mbrohet Vukoviçi”, tha Zendeli.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull