VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm

1 Min. Leximi

VLEN ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në reagimin e saj, VLEN shprehet me “keqardhje dhe indinjatë të thellë” për vendimin, duke i cilësuar dënimet e shqiptuara si “të rënda dhe të papranueshme”.

Sipas VLEN-it, procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i kontestuar, ndërsa partia thekson se katër ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të jenë larg familjeve dhe Kosovës.

VLEN thekson se aktgjykimi nuk e vë në diskutim, sipas saj, legjitimitetin e UÇK-së dhe e përshkruan luftën e saj si një luftë për liri përballë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe nuk e mbyll këtë çështje. Beteja juridike vazhdon”, thuhet në reagim, ku VLEN shpreh pritjen që gjatë procedurës së ankesës të shqyrtohen argumentet e mbrojtjes.

Në fund, VLEN shpreh mbështetje për familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, si dhe për bashkëluftëtarët e tyre dhe qytetarët e Kosovës.

“UÇK-ja luftoi për liri. Kjo e vërtetë nuk rishkruhet”, përfundon reagimi i partisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull