Kandidati i Lidhjes Shqiptare për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Naser Zenuni, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, me qëllim që të mos kontribuojë në përçarjen e votës shqiptare.
Zenuni ka theksuar se vendimi synon të mundësojë fitoren e një kandidati shqiptar, duke e vendosur interesin e përbashkët mbi atë partiak.
Ai ka demantuar gjithashtu informacionet se ka shprehur mbështetje për ndonjërin prej kandidatëve të propozuar, duke sqaruar se Lidhja Shqiptare mbetet e interesuar që në fund të fitojë një kandidat shqiptar.
Sipas Zenunit, ky qëndrim është në përputhje me veprimet e mëparshme të subjektit politik në Bërvenicë dhe në komunat e tjera, ku fitorja shqiptare ka qenë më e rëndësishme se ajo partiake.
Naser Zenuni tërhiqet nga gara për Bërvenicën: Të mos përçahet vota shqiptare

Ndani këtë artikull
