Alarm në Universitetin “Nënë Tereza”: Rritet numri i studentëve, mungojnë hapësirat

1 Min. Leximi

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar.

Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar mbështetjen e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, ngre alarmin se hapësirat aktuale nuk janë të mjaftueshme për nevojat e universitetit dhe se, deri në ndërtimin e kampusit të ri, duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme për një nga fakultetet, i cili do të duhet të rialokohet në një objekt tjetër.

“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e bën edhe më urgjente zgjidhjen e çështjes së hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për përmirësimin e kushteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull