Mexhiti: Çarshia po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

1 Min. Leximi

Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se rikonstruksioni i Çarshisë po shkon drejt përfundimit, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar.

“Premtuam ta rikthejmë shkëlqimin e Çarshisë. Sot, rezultati po shihet”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, ndërhyrjet janë realizuar në një sipërfaqe prej 1.567 metrash katrorë, duke përfshirë punime nga nëntoka deri te pamja përfundimtare e hapësirës.

Projekti ka përfshirë ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin elektrik dhe fibrën optike, ndërsa është bërë edhe restaurimi i kalldrëmit me gur travertin, vendosja e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimi i hapësirave për këmbësorët.

Mexhiti bëri të ditur se investimi kap vlerën e mbi 28 milionë denarëve, duke theksuar se pas më shumë se pesë dekadash, Çarshia po pëson një ndryshim rrënjësor, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj./ZYRTARE.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull