Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

1 Min. Leximi
Screenshot

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.

Policia e Berlinit njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim personi i plagosur ndërroi jetë në vendngjarje.

Mbi viktimën u qëlluan gjashtë plumba njoftoi policia gjermane, ndërsa autori apo autorët e e sulmit dyshohet se janë larguar me një automjet të markës Mercedes.

Autoritetet e sigurisë po hetojnë nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona dhe nëse rasti ka lidhje me krimin e organizuar. Me urdhër të Prokurorisë, ka nisur hetimet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull