Elezi: Donacion prej 1.2 milionë IU (njësi) Faktor VIII për pacientët me Hemofili

2 Min. Leximi
Screenshot

Drejtori i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit, Amir Elezi, ka njoftuar se është siguruar një donacion i rëndësishëm prej 1.2 milionë IU Faktor VIII, me vlerë rreth 500 mijë dollarë amerikanë, për pacientët me Hemofili A.

Donacioni, i siguruar nga një kompani me bazë në SHBA përmes Shoqatës Botërore të Hemofilisë, do të mundësojë qasje më të sigurt në trajtim, veçanërisht për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive, si dhe për trajtimin dhe rehabilitimin pas operacioneve.

“Sot, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Shëndetësisë, z. Sasho Klekovski, informuam pacientët me hemofili dhe opinionin publik se kemi arritur të sigurojmë një donacion të rëndësishëm nga Shoqata Botërore e Hemofilisë për 1.200.000 IU (njësi) Faktor VIII, me vlerë rreth 500.000 dollarë amerikanë.

Bëhet fjalë për një donacion të siguruar nga një kompani me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do t’u mundësojë pacientëve me Hemofili A qasje më të sigurt në trajtim dhe, veçanërisht, realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive, si dhe mbulimin e nevojave për trajtim dhe rehabilitim postoperativ.

Ky donacion paraqet një mbështetje të rëndësishme për pacientët me hemofili, por njëkohësisht edhe një kontribut të konsiderueshëm për sistemin shëndetësor, pasi mundëson kursim të konsiderueshëm të mjeteve nga buxheti publik të dedikuara për terapinë e pacientëve me Hemofili A.

Falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre Shoqatën e të Sëmurëve me Hemofili – Hemolog, Agjencinë e Barnave dhe Institutin e Shëndetit Publik, si dhe të gjithë partnerët që kontribuuan në realizimin e këtij donacioni.

Ky është një shembull konkret se si bashkëpunimi institucional dhe partneriteti me organizatat ndërkombëtare mund të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për pacientët dhe njëkohësisht të forcojë sistemin shëndetësor.”, ka shkruar Elezi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull