Muhamed Elmazi: Saraj, në fokus të projekteve të reja nga Qyteti i Shkupit

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka përshëndetur rebalansin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, ku janë përfshirë disa projekte të rëndësishme për komunën.

Mes projekteve të parapara janë ndërtimi i urës së re dhe rrethrrotullimit në Saraj, ndërtimi i rrugëve të reja dhe investime të tjera me rëndësi për qytetarët.

Elmazi ka falënderuar kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, si dhe këshilltarët që mbështetën rebalansin dhe projektet për Sarajin.

“Ky është vetëm një hap drejt realizimit të asaj që kemi premtuar. Fjalët i kthejmë në vepra, premtimet në projekte, ndërsa projektet në realitet”, ka deklaruar Elmazi, duke theksuar se projektet synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Sarajit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull