Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë një dallim të theksuar në natalitetin dhe mortalitetin e popullsisë në Komunën e Butelit, ku shqiptarët rezultojnë me tregues më pozitivë demografikë.
Sipas të dhënave të publikuara nga ESHS, gjatë 10 viteve të fundit në Komunën e Butelit kanë lindur gjithsej 4.547 foshnja. Prej tyre, 2.298 ose 50,54% janë shqiptarë, ndërsa 2.249 ose 49,46% janë pjesëtarë të komuniteteve të tjera.
Në të njëjtën periudhë, nga gjithsej 3.889 persona që kanë ndërruar jetë, vetëm 725 ose 18,64% kanë qenë shqiptarë, ndërsa 3.164 ose 81,36% kanë qenë pjesëtarë të komuniteteve të tjera.


Këto të dhëna, sipas Faruk Nevzatit, tregojnë se popullsia shqiptare në Butel ka një vitalitet më të lartë demografik, pasi përqindja e lindjeve është dukshëm më e lartë krahasuar me përqindjen e vdekjeve.
Të dhënat për vitet 2025 dhe 2026 ende nuk janë publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në faqen e tij zyrtare. Tabelat me të dhënat përkatëse janë publikuar bashkë me informacionin.

