Filipçe: LSDM nuk do të jetë alibi për zgjedhje të parakohshme

3 Min. Leximi

Shkup, 20 gusht – LSDM nuk do të jetë alibi i pusshtetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare – deklaroi sot lideri i partisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp.

“Ne nuk do të jemi alibi. Zgjedhje le të caktojë kryeministri i cili e ka shumicln prej dy të tretave. Pushtet absolut në çdo nivel, presidentja, pushteti ekzekutiv, Kuvendi, shumicën në komuna, pushteti qendror dhe lokal… Mund të bëjë zgjedhje kur të dojë. Zgjedhje do të ketë kur nuk do të ketë para për tenderët korruptues”, tha Filipçe.

LSDM, sipas tij, çdo ditë po përgatitet për zgjedhje, duke paralajmëruar se muajin tjetër do të prezantohet “Master plani për Maqedoninë” në disa hapa, në mënyrë që qytetarët të dinë se cilat janë premtimet e tyre.

Kryetari i LSDM-së nuk dëshiroi ta komentojë qëndrimin e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare duke thënë se nuk e ka parë sepse është kumtuar mu para konferencës për shtyp, nëse vjen deri te kjo, tha se “LSDM është e gatshme të marrë pjesë në gjithçka që është mirë për shtetin”. “Do të shkoj në cilin do takim nëse është për të mirën e qytetarëve dhe shtetit”, tha Filipçe duke shtuar se përvoja që e ka nga takimet e mëparshme me kryeministrin Hristian Mickoski edhe takimi e liderëve tregon se “atje nuk flitet për gjëra të tilla”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse si ish-ministër i Shëndetësisë është thirrur në bisedë në prokurori lidhur me hetimin për furnizimet publike për 19 spitalet modulare, për çka sot prokuroria mban brifing, Filipçe tha se së pari do të presë t’i dëgjijë informatat nga prokuroria dhe më pas do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Në konferencën për shtyp Filipçe paralajmëroi se në shtator, kur Kuvendi do të fillojë me punë, deputetët sërish do të parashstrojnë ligj me të cilin do të kërkojnë që rroga minimale të jetë 600 euro, si dhe rritje të çmimit për blerje të specave dhe çmime më të larta për blerje të rrushit 28 denarë për llojet “vranec” dhe 29 për “smederevka”. Filipçe e kritikoi pushtetin për përgjigje të vonshme dhe joiadekuate shëndetësore lidhur me ethet e Nilit perëndimor dhe krizën me ujin nël Gostivar, i dhe për mospunën e PET-skenit ku më shpesh incizohen pacientët enkologjikë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull