Bujar Muli sfidon Eddie Hall për një meç MMA, kërkon që përballja të zhvillohet në Kosovë

1 Min. Leximi

Bujar Muli ka bërë një sfidë direkte ndaj ish kampionit të World’s Strongest Man, Eddie Hall, për një përballje në MMA.

Muli ka bërë të ditur se dëshira e tij është që kjo përballje të zhvillohet në Kosovë, duke i bërë thirrje Hallit që ta pranojë sfidën.

“Sot i kam bërë një sfidë direkte Eddie Hall për një meç MMA dhe dëshira ime është që kjo përballje të zhvillohet në Kosovë.”

Muli ka publikuar edhe ftesën që i ka dërguar Eddie Hall, ndërsa mbetet të shihet nëse britaniku do ta pranojë sfidën dhe nëse përballja mund të realizohet në Kosovë. 🇽🇰🥊

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull