Trump pezullon planet për përshkallëzim të madh kundër Iranit

1 Min. Leximi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për momentin ka pezulluar planet për të përshkallëzuar ndjeshëm operacionet ushtarake kundër Iranit, për shkak të shqetësimeve lidhur me pakësimin e rezervave amerikane të raketave për mbrojtjen ajrore, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës New York Times, vendimi u mor pas një takimi të zhvilluar dje me këshilltarë të lartë dhe zyrtarë të kabinetit.

Zyrtarët ushtarakë paralajmëruan se rifillimi i operacioneve të mëdha luftarake mund të shteronte në mënyrë të rrezikshme raketat përgjuese Patriot dhe municione të tjera të nevojshme për mbrojtjen e trupave dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Administrata e presidentit Trump, sipas gazetës, është gjithashtu e shqetësuar se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të shkaktojë kundërpërgjigje më të fuqishme nga Irani, të largojë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik dhe të përkeqësojë krizat globale të energjisë dhe refugjatëve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull