Këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka nderuar figurën e njohur të muzikës shqiptare, Avni Mulën, duke vlerësuar kontributin e tij në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare.
Në një deklaratë të publikuar, Berisha theksoi se respekti ndaj figurave të mëdha të artit është një tregues i vetëdijes dhe identitetit të një kombi.
“Një komb që di të nderojë njerëzit e mëdhenj të artit, e di të ruajë shpirtin dhe identitetin e tij. Emri i Avni Mulës nuk i përket vetëm historisë së muzikës shqiptare, por është pjesë e përhershme e trashëgimisë sonë kombëtare”, ka shkruar Berisha.
Ai shtoi se vepra e artistëve të mëdhenj mbetet e gjallë edhe përtej kohës dhe brezave.
“Lavdi veprës që i mbijeton kohës!”, përfundoi këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit.
Avni Mula, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, ka lënë pas një krijimtari të gjerë si kompozitor, këngëtar dhe pedagog, duke u konsideruar një prej emrave që kanë ndikuar në zhvillimin e skenës muzikore shqiptare.

