Faton Fazliu takon kryetarin e KSHZ-së, në fokus bashkëpunimi ndërinstitucional

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Fazliu njoftoi se gjatë takimit u diskutua për koordinimin institucional dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të proceseve që lidhen me kompetencat e përbashkëta të dy institucioneve.

“Dje zhvillova një takim pune me Kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin ndërmjet KSHZ-së dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë”, ka bërë të ditur Fazliu.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin institucional dhe për të siguruar koordinim më efikas ndërmjet Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull