Përmes një mesazhi publik, Korenica falënderoi të gjithë ata që kontribuuan financiarisht, shpërndanë apelin apo ofruan mbështetje morale dhe lutje, duke theksuar se reagimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve dëshmoi edhe një herë forcën e solidaritetit dhe humanizmit.
“Me zemër plot mirënjohje ju njoftojmë se shuma e nevojshme tashmë është mbledhur. Kjo është dëshmi e fuqisë së madhe njerëzore, shpirtërore dhe solidaritetit që treguat secili prej jush brenda pak orësh”, ka shkruar ai.
Sipas Korenicës, çdo kontribut ishte një hap drejt shpresës dhe mundësive të reja për Urtinën, ndërsa mbështetja e qytetarëve i ka dhënë familjes forcë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë.
Në fund të mesazhit, ai uroi që Urtina të rikthehet sa më shpejt me shëndet të plotë dhe buzëqeshje, duke falënderuar të gjithë për zemërgjerësinë dhe ndihmën e ofruar.

